Qershor 21, 2021 11:32 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite shkel 105 herë armëpushimin në Jemen

Burimet ushtarake thonë se koalicioni i agresionit saudit brenda natës shkeli armëpushimin 105 herë në provincën perëndimore Al-Hudaidah të Jemenit.

Përveç 105 shkeljeve të armëpushimit në Al-Hudaidah, qytetet Al-Jabaliyah dhe Al-Fazah dhe zona të tjera në një perimetër prej 16 kilometra ishin gjithashtu në shënjestër, njoftoi Agjencia e Lajmeve Al-Masira. Bashkë me këtë shkelje të armëpushimit, aeroplanët e koalicionit Saudit bombarduan dy herë qytetin qendror të Jemenit Mahiya.  Koalicioni i agresionit saudit të Dielën në mbrëmje gjithashtu bombardoi zonat e banuara al-Raqo dhe Ghafara në provincën veriore Saada të Jemenit, duke vrarë të paktën një shtetas jemenas dhe duke plagosur tre të tjerë.  Në javët e fundit, koalicioni agresor saudit ka shënjestruar në mënyrë të përsëritur zonat e banuara në provinca të ndryshme të Jemenit. Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka nisur një pushtim ushtarak të Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ndaj këtij vendi ka vendosur një rrethim tokësor, detar dhe ajror.  Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë më shumë se 17,000 jemenas, plagosur me dhjetëra mijëra dhe zhvendosur me miliona Jemenas.

/parstoday/