Korrik 03, 2022 10:35 Europe/Tirane
  • Populli palestinez do të prishë planet e pushtuesve

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) tha se populli palestinez do të prishë planet e pushtuesve.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve (Shahab), zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhum tha të dielën se populli palestinez nuk do të lejojë zbatimin e planit të regjimit pushtues sionist për të ndarë xhaminë Al-Aksa në kohë dhe në vend, kështu që palestinezët do të qëndrojnë kundër sulmeve të vazhdueshme të regjimit okupator dhe do të bëjnë gjithçka për të prishur planet e pushtuesve. Zëdhënësi i Hamasit kërkoi nga palestinezët dhe rojet e xhamisë Al-Aksa që të jenë gjithmonë të pranishëm në oborret e kësaj xhamie dhe të mbështesin banorët e atjeshëm. Duke vënë në dukje se Xhamia Al-Aksa përballet me një rrezik të madh, Barhum tha se regjimi sionist me sulmet e tij të njëpasnjëshme po nxiton të ndajë Xhaminë Al-Aksa dhe kjo kërkon mobilizimin e të gjithëve për ta mbështetur dhe mbrojtur atë. Zëdhënësi i Hamasit bëri thirrje gjithashtu për formën më të gjerë të solidaritetit dhe mbështetjes për banorët e Kudsit dhe për rezistencën e tyre përballë kërcënimeve të okupatorëve dhe përpjekjeve të tyre për të zhvendosur banorët e Kudsit dhe për të shkatërruar xhaminë Al-Aksa. Xhamia Al-Aksa, si simboli kryesor i identitetit islamo-palestinez të qytetit të Kudsit, ka qenë gjithmonë objektiv i veprimeve shkatërruese të regjimit pushtues sionist./ParsToday