Korrik 03, 2022 14:36 Europe/Tirane
  • Hezbollah: Misioni është kryer dhe mesazhi është dhënë

Lëvizja e rezistencës Hezbollah në Liban ka konfirmuar se ka dërguar tre dronë të paarmatosur drejt fushës së gazit Karish në ujërat territoriale të vendit, duke i dërguar një mesazh regjimit izraelit, i cili konteston zonën detare.

“Të shtunën pasdite, 2 korrik 2022, tre dronë të paarmatosur të madhësive të ndryshme u nisën drejt zonës së diskutueshme në fushën Karish për të kryer misione zbulimi”, tha Hezbollah në një deklaratë të shtunën. “Misioni është kryer dhe mesazhi është dhënë”, shtoi lëvizja e rezistencës libaneze. Një "burim sigurie" izraelit pohoi gjithashtu se regjimi sionist kishte rrëzuar tre "dronë armiqësor" të paarmatosur, të cilët kishin fluturuar nga drejtimi i Libanit drejt platformave të gazit në fushën e diskutueshme Karish. Zëdhënësi ushtarak i regjimit sionist, Ran Kochav, tha të dielën (3 korrik) se Hezbollahu libanez po kërkonte të dobësonte ekzistencën e regjimit sionist nga deti, toka dhe ajri. Pavarësisht se ushtria izraelite pretendoi se kishte rrëzuar dronët, Hezbollah theksoi në deklaratën e tij se dronët kishin për qëllimin vetëm mbledhjen e informacionit dhe se ata e bënë këtë me sukses. Në të vërtetë, dronët e kishin kryer misionin e tyre përpara se të zbuloheshin nga sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite./ParsToday