Korrik 03, 2022 19:39 Europe/Tirane
  • Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Damaskut janë strategjike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdullahian, i cili ndodhet në Damask, të shtunën tha se marrëdhëniet midis Iranit dhe Sirisë janë padyshim marrëdhënie strategjike.

ipas IRNA, Abdullahian, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij sirian Faisal al-Maqdad në Damask, shtoi: Ne me të gjitha forcat tona qëndrojmë pranë Sirisë në luftën kundër terrorizmit. Duke theksuar se Teherani është i gatshëm të paraqesë çdo plan për një zgjidhje politike të krizës siriane, ministri i Jashtëm i Iranit tha: Ne jemi kundër çdo veprimi ushtarak në Siri dhe Irani do të bëjë çmos për të parandaluar një luftë ushtarake në veri të Sirisë. Ai në vazhdim vuri në dukje se çdo operacion ushtarak turk në veri të Sirisë do të shkaktojë destabilitet në rajon dhe çdo ndërhyrje të huaj në rajon e cilësoi si të padrejtë dhe faktor që do të bëjë që situata në rajon të komplikohet. Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Siria qëndron në vijën e parë të luftës  kundër sionistëve pushtues dhe ne i japim mbështetjen tonë të fortë rezistencës për të garantuar siguri të qëndrueshme në rajon. Ai i quajti marrëdhëniet Teheran-Damask si strategjike dhe tha se gjatë vizitës së tij në Siri mes dy vendeve u trajtuan çështjet me interes të përbashkët, veçanërisht bashkëpunimi afatgjatë në fushën ekonomike. Ministri i Jashtëm i Iranit Husein Amir Abdullahian mbërriti në Damask të shtunën për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime me zyrtarë të lartë sirianë dhe në aeroport u mirëprit nga ministri i jashtëm i Sirisë Faisal Al-Maqdad./ParsToday