Prania e Amerikës në mekanizmat e sigurisë rajonale nuk sjell veçse destabilitet
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit në reagim ndaj çështjes së kompletimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në rajon tha: Ngritja e bazave për rritjen e pranisë së Amerikës në mekanizmat e sigurisë rajonale nuk sjell asgjë tjetër veçse pasiguri, paqëndrueshmëri dhe përhapje të terrorizmit.
John Kirby", zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë dje tha se Uashingtoni po shqyrton integrimin e mbrojtjes ajrore me vendet e Azisë Perëndimore për të kundërshtuar atë që ai i quajti "kërcënimet në rritje të Iranit". Sipas agjencisë së lajmeve Fars, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, të shtunën në mbrëmje, në reagim ndaj çështjes së kompletimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në rajon e cila u përmend nga koordinatori i komunikimeve strategjike i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe lidhur me deklaratat e tij armiqësore kundër Iranit, planin e quajti një çështje provokuese dhe tha: Republika Islamike e Iranit i shikon këto deklarata nga këndvështrimi i një kërcënimi për sigurinë kombëtare dhe rajonale. Ai shtoi: Fakti që Amerika ngre dhe ndjek çështje të tilla pa i kuptuar mirë realitetet e rajonit, vetëm me synimin e Iranfobisë dhe përçarjes mes vendeve të rajonit, tregon se ajo që është e rëndësishme për Amerikën janë interesat jolegjitime të këtij vendi, si dhe dhënia e një frymëmarrjeje artificiale regjimit sionist në rajon. Kanani tha se “përpjekjet për të krijuar shqetësime të reja sigurie në rajon nuk do të kenë asnjë rezultat tjetër përveç dobësimit të sigurisë së përbashkët rajonal dhe garantimin e interesave të sigurisë së regjimit sionist”. Nuk është e mundur të krijohet një rreth i sigurt për regjimin sionist duke mashtruar dhe promovuar Iranfobinë. Në fund, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi: Ashtu siç prezenca dy dekadash e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan nuk solli siguri në këto vende, futja e të huajve në çdo proces rajonal jo vetëm që nuk do të jetë një gjenerues sigurie dhe stabiliteti, por do të jetë edhe shkaku kryesor i tensionit dhe krijimit të një hendeku rajonal./ParsToday