Korrik 10, 2022 14:45 Europe/Tirane
  • Sulmi i kolonëve sionistë ndaj palestinezëve në jug të Bregut Perëndimor

Kolonët sionistë sulmuan palestinezët në qytetin e Hebronit, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor të lumit Jordan dhe plagosën disa prej tyre.

Sipas faqes së lajmeve Ma'a Palestine, sionistët e qytetit Kiryat Arba, me mbështetjen e ushtrisë sioniste, sulmuan të shtunën lagjen Xhaber në lindje të Hebronit dhe dëmtuan makinat palestineze në këtë lagje duke bërtitur parulla dhe duke hedhur gurë. Ushtarët sionistë gjithashtu plagosën një numër palestinezësh duke hedhur bomba zanore dhe gaz lotsjellës. Ky sulm ndodhi teksa dhjetëra mijëra palestinezë falën namazin e Kurban Bajramit në xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve të regjimit sionist. Kryetari i komunës së Hebronit, Tisir Abu Sunina, ka deklaruar se mbajtja e namazit të Kurban Bajramit në xhaminë Ibrahimi pavarësisht kufizimeve të regjimit sionist është shuplaka më e madhe që u është dhënë planeve të pushtuesve për të hebraizuar zonën e xhamisë së Ibrahimit dhe për të ndryshuar tiparet e saj. Më herët, faqja sioniste "Walla" publikoi një raport të aktivistes hebreje për të drejtat e njeriut "Sally Richev" dhe zbuloi se kolonët sionistë kanë intensifikuar operacionet terroriste kundër palestinezëve. Ata që nga fillimi i këtij viti kanë kryer 400 sulme kundër palestinezëve dhe kjo është në një kohë kur ata janë të imunizuar nga dënimi./ParsToday