Korrik 11, 2022 12:50 Europe/Tirane
  • Kajro kërkoi shpjegim nga regjimi sionist për vrasjen e ushtarëve egjiptianë

Presidenti i Egjiptit kërkoi shpjegim nga regjimi sionist në lidhje me zbulimin e varrit masiv të ushtarëve egjiptianë në luftën e vitit 1967, të cilët u dogjën të gjallë nga forcat sioniste.

Pas më shumë se 50 vjetësh, gazeta sioniste “Yediot Aharonot” zbuloi se gjatë luftës së vitit 1967 me vendet arabe, ushtria e këtij regjimi varrosi trupat e ushtarëve egjiptianë në një varr masiv dhe më pas ndërtoi një parking mbi të. Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi telefonoi kryeministrin izraelit Yair Lapid dhe kërkoi një shpjegim nga qeveria izraelite në lidhje me djegien e gjallë të ushtarëve egjiptianë. Gazeta sioniste "Yediot Aharonot" në një raport të premten shkroi se regjimi pushtues i Izraelit varrosi trupat e më shumë se 70 komandove egjiptianë që morën pjesë në luftën e qershorit 1967 si një forcë ndihmëse e forcave jordaneze. Ata u varrosën  në zonën e al-Latrun ku tani ndodhet një parking makinash. Në raportin e tij, Yediot Aharonot citoi Ziv Yeluch, një ish-ushtar i ushtrisë izraelite, i cili shkroi se trupat e rreth 70 ushtarëve komando egjiptianë dhe ndoshta dhjetëra ushtarë të tjerë ishin varrosur në këtë vend dhe askush nuk di për të. Yeluch gjatë kësaj lufte ishte në krye të operacionit në këtë zonë dhe ai e mbajti të fshehtë këtë çështje për 50 vjet. Sipas këtij ushtari sionist, “ata që u sollën dhe u varrosën në varrin masiv ishin ushtarë që u dogjën; Sepse kjo zonë ishte plot me gjemba dhe barëra të këqija me lartësi një metër e gjysmë dhe gjembat morën flakë shpejt./ParsToday