Korrik 12, 2022 09:55 Europe/Tirane
  • Amerika duhet të ndihmojë në finalizimin e marrëveshjes

Ministri i Jashtëm i Iranit për bisedimet për heqjen e sanksioneve tha: Në muajt e fundit, Irani ka bërë iniciativa dhe përpjekje intensive për të arritur një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme dhe pret që autoritetet amerikane të ndihmojnë në finalizimin e marrëveshjes duke adoptuar një qasje realiste.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir Abdullahian, u takua me zonjën Stefania Karaksi, kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Senatit Italian.  Në këtë takim palët diskutuan për çështje me interes të ndërsjellë në dimensionet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë takim, Amir Abdollahian i vlerësoi si konstruktive dhe të dobishme bisedat e tij me ministrin e Jashtëm italian si dhe takimin me industrialistë, aktivistë ekonomikë dhe investitorë italianë dhe bëri thirrje për bashkëpunim ekonomik dhe parlamentar mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm gjithashtu u shpreh: Republika Islamike e Iranit mbështet dialogun dhe zgjidhjen politike për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe duke vënë theksin në ofrimin e ndihmës humanitare për popullin e Ukrainës, për këtë qëllim ka zhvilluar bisedime me autoritetet e të dy vendeve. Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Senatit Italian, duke vlerësuar zhvillimet aktuale ndërkombëtare, vuri në dukje pasojat negative të krizës në Ukrainë, veçanërisht në fushën e mungesës së energjisë dhe ushqimit që kërcënon vendet e botës, përfshirë këtu Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Zonja Karaksi i vlerësoi të rëndësishme pikëpamjet e Republikës Islamike të Iranit për krizën në Ukrainë, si dhe negociatat për heqjen e sanksioneve dhe shprehu shpresën se komuniteti ndërkombëtar do të përjetojë kushte më të qëndrueshme./ParsToday