Shtyhet miratimi i planit të ri të vendbanimeve në tokat e pushtuara
Miratimi i planit për ndërtimin e disa mijëra njësive të vendbanimeve në tokat e pushtuara u shty për shkak të vizitës së presidentit amerikan.
Sipas Al Jazeera, ministri i Brendshëm i Izraelit, Ilit Shakid, tha se plani i ndërtimit të vendbanimeve, i cili u shty për shkak të vizitës së presidentit amerikan Biden, do të dorëzohet për miratim javën e ardhshme. Sipas këtij raporti, kjo koloni përfshin 2000 njësi të reja vendbanimi për hebrenjtë në Kodsin e pushtuar. Disa analistë besojnë se ky veprim bëhet për të shpëtuar regjimin sionist nga presioni i institucioneve të të drejtave të njeriut. Në një raport për vizitën e presidentit amerikan në rajon, gazeta Rai Today shkruante se Biden nuk po udhëton në rajon për shkak të çështjes së Palestinës dhe madje edhe ringjalljes së operacionit të paqes së vdekur, por qëllimi i tij është të mbështesë sigurinë e sionistëve dhe të formohet një NATO arabe me në krye pushtuesit izraelit. Në udhëtimin e tij të parë në Azinë Perëndimore si President i SHBA-së, presidenti amerikan Joe Biden do të niset për në Azinë Perëndimore dhe pas vizitës në Palestinë dhe takimit me autoritetet sioniste, ai do të takojë Mahmud Abbas, kreun e Autoriteti Palestinez./ParsToday