Korrik 14, 2022 19:52 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi: Sot, Irani Islamik është më i fortë se kurrë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Normalizimi i marrëdhënieve me disa vende arabe të rajonit nuk krijon siguri për regjimin sionist dhe sot Irani Islamik është më i fortë se kurrë dhe ne e konsiderojmë Amerikën më të dobët se kurrë”.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Sejed Ebrahim Raisi të enjten pasdite në stadiumin Imam Khomeini në qytetin Kermanshah, duke iu referuar ndërhyrjes ushtarake amerikane në rajon, vuri në dukje se kombet muslimane të rajonit e urrejnë ndërhyrjen amerikane në vendet e tyre. Ai shtoi se ndërhyrja ushtarake amerikane krijon krizë dhe pasiguri, dhe regjimi sionist duhet ta dijë se nuk duhet të ketë synime ekspansioniste në këtë rajon dhe se normalizimi i marrëdhënieve me disa vende arabe të rajonit nuk do të krijojë siguri për të. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit përmendi gjithashtu Kermanshahun si udhëkryq për tranzitin e mallrave dhe tha: Afërsia e Kermanshahut me Irakun është një mundësi e mirë për të aktivizuar tregjet kufitare. Presidenti i Republikës së Iranit sot (e enjte), pasi mbërriti në provincën Kermanshah, menjëherë shkoi me helikopter në zonat kufitare të Iranit dhe Irakut dhe gjatë vizitës në kufirin e përbashkët të dy vendeve, vizitoi edhe terminalin kufitar dhe doganën 'Parviz Khan' në qytetin Kasre Shirin./ParsToday