Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së Biden dhe Lapid
Në përgjigje të deklaratës së Biden dhe Lapid, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: Për sa kohë qeveria e rreme e "Izraelit" është ndalesa e parë në udhëtimin e presidentëve amerikanë dhe për sa kohë që qëllimi i parë tyre është ruajtja e sigurisë dhe epërsisë së saj, kombet dhe vendet e rajonit nuk do të arrijnë paqen, stabilitetin dhe qetësinë.
Z. Kanani në Twitter në reagim ndaj deklaratës së përbashkët të presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrit sionist Yair Lapid shkroi: Në deklaratën e përbashkët të Biden dhe Lapid theksohet “angazhimi fiks dhe vendimtar i Shteteve të Bashkuara për të ruajtur sigurinë dhe epërsinë ushtarake të Izraelit. Mos u gaboni; Objektivi nuk është vetëm Irani, por vendet arabe dhe islamike duhet të pranojnë gjithmonë epërsinë e regjimit sionist. Prandaj, burimi kryesor i kërcënimit për rajonin është mjaft i qartë. Kanani gjithashtu në një postim tjetër në Twitter ka shkruar: Për sa kohë qeveria e rreme e "Izraelit" është ndalesa e parë në udhëtimin e presidentëve amerikanë dhe qëllimi i parë është ruajtja e sigurisë dhe epërsisë së saj, kombet dhe vendet e rajonit nuk do të arrijnë paqen, stabilitetin dhe qetësinë. Republika Islamike e Iranit e konsideron sigurinë e fqinjëve të saj si sigurinë e vet. Duhet përmendur se presidenti amerikan Joe Biden të mërkurën shkoi në territoret e pushtuara dhe u takua me kryeministrin e përkohshëm Yair Lapid, presidentin Isaac Herzog, ministrin e luftës Benny Gantz dhe ish-kryeministrin Naftali Bennett./parstoday