Udhëtimi i Biden tregon mbështetjen absolute të Amerikës për Izraelin
Korrik 15, 2022 11:44 Europe/Tirane
Sekretari i Përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze të enjten tha se vizita e presidentit amerikan Joe Biden tregon se SHBA jep mbështetje absolute dhe të plotë për Izraelin në të gjitha fushat.
Mustafa Al Barghouthi tha: Qëllimi kryesor i udhëtimit të Biden është të vazhdojë rrugën e Donald Trump dhe të përdorë normalizimin e marrëdhënieve me koston e dëmtimit të kombit palestinez. Al Barghouthi tha: Normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist, në radhë të parë kërcënon kombet e Gjirit Persik. Ai gjithashtu kërkoi që Biden të takohet me palën palestineze./parstoday