Sulmi i avionëve të regjimit sionist në Gaza
Avionët luftarakë izraelitë bombarduan zonat në Rripin e Gazës mëngjesin e sotëm (e shtunë).
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar me disa raketa një bazë të rezistencës palestineze në perëndim të Gazës, mëngjesin e kësaj të shtune. Rezistenca palestineze ka reaguar ndaj sulmeve të avionëve të ushtrisë sioniste duke përdorur mjete kundërajrore. Gjithashtu sot, anijet luftarake të regjimit izraelit qëlluan në drejtim të varkës së peshkatarëve palestinezë në veri të Rripit të Gazës. Disa media arabe njoftuan gjithashtu se disa raketa u hodhën në qytetet Ashdod dhe Ashkelon në jug të Palestinës së pushtuar. Ushtria e regjimit sionist njoftoi mëngjesin e sotëm se sirenat paralajmëruese të sulmit me raketa janë dëgjuar në vendbanimet sioniste në kufi me Rripin e Gazës. Hazem Kasem, zëdhënësi i Hamasit, u përgjigj duke thënë se armiku sionist, me të gjitha mjetet e tij terroriste dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, nuk mund të thyejë vullnetin e kombit palestinez dhe rezistencën heroike palestineze, dhe se rezistenca dhe lufta legjitime do të vazhdojë deri në dëbimin e plotë të pushtuesit nga toka palestineze. Fauzi Barhum, një tjetër zëdhënës i Hamasit, tha gjithashtu se ky përshkallëzim i tensionit, i cili ndodhi menjëherë pas vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Palestinën e pushtuar, zbulon nivelin e mbështetjes së SHBA për krimet e regjimit sionist./parstoday