Korrik 18, 2022 18:52 Europe/Tirane
  • Irani përshëndet rolin lehtësues të Irakut në bisedimet rajonale

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian në një telefonatë me homologun e tij irakian vlerësoi përpjekjet dhe rolin konstruktiv të Bagdadit në fillimin dhe avancimin e bisedimeve rajonale.

Hossein Amir-Abdollahian dhe Fuad Hussein diskutuan të dielën çështje dypalëshe dhe ndërkombëtare, duke përfshirë bisedimet Iran-Arabi Saudite. Kryediplomati iranian shprehu gatishmërinë e Teheranit për të vazhduar konsultimet dhe shkëmbimin e opinioneve me homologun irakian për të ndjekur çështjet me interes të përbashkët në fushat dypalëshe dhe rajonale. Fuad Hussein ndau vlerësimin e tij me Amir-Abdollahian në lidhje me takimin e fundit të Xheddah ku ishte i pranishëm edhe Iraku. Ministri i Jashtëm irakian tha se në këtë takim Bagdadi kishte parashtruar hapat e nevojshme për bashkëpunim rajonal dhe do të vazhdojë përpjekjet në përputhje me paqen dhe stabilitetin e rajonit./parstoday