Korrik 22, 2022 14:44 Europe/Tirane
  • Amerika duhet të largohet plotësisht nga rajoni

Imami i namazit të së premtes në Teheran tha se amerikanët duhet të largohen nga rajoni para se të përballen me një incident tjetër si ai në Afganistan.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Hoxhat al-Islam Sejed Muhammed Hasan Abu Torabi Fard, imami i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran, vuri në dukje zhvillimet në rajonin e Azisë Perëndimore dhe tha se prania efektive politike dhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara në rajon ka arritur në zero dhe shtoi: Ata duhet të largohen nga rajoni para se të përballen me një incident si ai në Afganistani. Gjithashtu duke theksuar se sot bota po përballet me ndryshime serioze, Imami i namazit të së premtes në Teheran tha: Mijëvjeçari i tretë është padyshim mijëvjeçari i Azisë dhe Irani Islamik në rajonin jugperëndimor të Azisë luan një rol themelor dhe vendimtar në këto ndryshime. Duke iu referuar samitit të organizuar nga Republika Islamike e Iranit në ditët e fundit, Abu Torabi Fard shtoi: Irani në ditët e kaluara ishte bërë korridori politik i rajonit. Takimet dypalëshe me praninë e presidentëve të Rusisë dhe Turqisë në Iran dhe takimi trepalësh në Teheran dhe deklaratat frymëzuese të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në shpjegimin e kushteve politike të rajonit dhe botës islame, janë një mesazh i formimit të fuqive të reja në Botë. Imami i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran tha: Mbështetja e Amerikës dhe aleatëve të saj për terroristët shkakton pasigurinë e Turqisë, prandaj për të kthyer sigurinë në rajon, ne duhet të heqim praninë e SHBA-së në rajon./ParsToday