Korrik 31, 2022 09:08 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara shprehin shqetësimin për trazirat në Irak

Në reagim ndaj trazirave në Irak, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njoftoi se po i ndjek me shqetësim protestat në këtë vend.

Sipas IRNA, "Antonio Guterres", Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të shtunën, duke publikuar një deklaratë në mbështetje të së drejtës së lirisë së shprehjes dhe tubimit paqësor në Irak, u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin çdo dhunë në mënyrë që të zvogëlohet tensioni dhe të mbrohen protestuesit paqësor dhe institucionet qeveritare. Guterres gjithashtu nga të gjitha partitë dhe grupet politike kërkoi që të formojnë një qeveri kombëtare në kohën më të shkurtër të mundshme përmes dialogut paqësor dhe gjithëpërfshirës. Lëvizjet e mbështetësve të Muqtada Sadr që protestojnë kundër kandidaturës së “Mohammed Shia al-Sudani” për postin e kryeministrit, kanë nisur që nga e mërkura e kaluar. Mbështetësit e lëvizjes Sadr të kryesuar nga "Moqtada Sadr" mesditën e së shtunës kaluan barrierat e sigurisë dhe hynë në zonën e gjelbër të Bagdadit dhe hynë sërish në parlamentin irakian. Në një deklaratë, Lëvizja Koordinuese Shiite e Irakut paralajmëroi për hyrjen e protestuesve në Zonën e Gjelbër të Bagdadit dhe u kërkoi njerëzve të parandalojnë shfaqjen e një rebelimi të ri në vend. Më herët, pas trazirave dhe protestave të mbështetësve të lëvizjes Sadr, liderët e këtij vendi, përfshirë presidentin Barham Saleh dhe kryeministrin irakian Mustafa Al-Kazemi, kanë bërë deklarata të ndara. Ata kërkuan parandalimin e rebelimit, si dhe mbrojtjen e unitetit, integritetit territorial dhe interesave të Irakut./ParsToday