Siria ka kapur gati gjysmën e raketave izraelite gjatë sulmit të fundit
Forcat ruse të stacionuara në Siri thonë se mbrojtja ajrore e Sirisë arriti të kapte gati gjysmën e raketave izraelite gjatë një sulmi të fundit nga regjimi okupator sionist kundër një qyteti perëndimor të Sirisë.
Sulmi i së enjtes pa katër avionë luftarakë izraelitë që goditën një "qendër kërkimore" në qytetin Maysaf, njoftoi të premten agjencia ruse e lajmeve ITAR-TASS, duke cituar ushtarakët rusë. Avionët lëshua gjithsej katër raketa cruise dhe 16 bomba ajrore të drejtuara kundër objektit, shtuan ushtarakët rusë. Duke përdorur armë kundërajrore të prodhuara nga Rusia, ushtarët sirianë rrëzuan dy raketa dhe shtatë bomba të drejtuara, shtoi raporti, duke cituar një oficer të lartë rus. Sulmi ajror izraelit u krye të enjten në orën 19:15 me orën lokale, njoftoi Agjencia Zyrtare Siriane e Lajmeve (SANA), duke shtuar se dy civilë ishin plagosur në sulm. Sulmi gjithashtu shkaktoi disa dëme materiale dhe çoi në shpërthimin e një zjarri…”, shtoi raporti. Siria dhe regjimi izraelit janë teknikisht në luftë për shkak të pushtimit të Lartësive Golan të Sirisë nga ky i fundit nga viti 1967 e deri më sot. Izraeli ka një prani të konsiderueshme ushtarake në territor e Golanit, të cilin e përdor si një nga pikat e lëshimit për sulmet e tij kundër tokës siriane./parstoday/