Shtator 01, 2022 09:58 Europe/Tirane
  •  Izraeli kryen  sulme kundër aeroportit të Alepos në Siri

Regjimi izraelit ka kryer disa sulme ajrore kundër Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos në Sirinë perëndimore.

Agjencia zyrtare Siriane e Lajmeve (SANA) raportoi për ofensivën të mërkurën, duke cituar një burim ushtarak. “Rreth orës 20:00, armiku izraelit shënjestroi me raketa Aeroportin Ndërkombëtar të Alepos, duke shkaktuar dëme materiale në qendër të objektit”, tha agjencia SANA. Raporti nuk përmendi humbje të mundshme njerëzore. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues me bazë në Londër, tha se katër raketa izraelite kishin shënjestruar pistën dhe depot e aeroportit. Gjithashtu të mërkurën, SANA shtoi: "Mbrojtja ajrore e ushtrisë siriane shkatërroi raketat armike mbi kryeqytetin Damask dhe fshatrat e tij, duke rrëzuar një numër prej tyre." Televizioni shtetëror i Sirisë tha se raketat ishin lëshuar nga regjimi izraelit. Siria i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të OKB të dënojnë në mënyrë të hapur dhe të qartë aktet e përsëritura dhe shpesh vdekjeprurëse të agresionit të regjimit izraelit kundër territorit të Sirisë. Damasku theksoi se sulmet e Izraelit ndaj Sirisë janë një shkelje e qëllimshme dhe e përsëritur e sovranitetit të një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare./parstoday/