Shtator 12, 2022 13:52 Europe/Tirane
  • Skandali seksual dhe vjedhja e sionistëve

Në mes të raportimeve për skandalin seksual të ambasadorit të Tel Avivit në Rabat, Ministria e Punëve të Jashtme të regjimit sionist ktheu në Palestinën e pushtuar dy diplomatë nga Maroku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas gazetës "Al-Sharq Al-Awsat", Ministria e Jashtme e regjimit sionist, deklaroi se David Govrin, kreu i misionit diplomatik në Marok dhe një agjent diplomatik i ambasadës së Tel Avivit në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, u thirrën në Izrael pasi u akuzuan për “shkelje kriminale”. Al-Sharq al-Awsat i quajti këto dy shkelje një skandal të madh diplomatik dhe një burim turpi për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pasi mediat e regjimit sionist raportuan për ngacmimet seksuale të grave marokene nga një zyrtar i Tel Avivit, populli i Marokut të shtunën organizoi protesta ku i vunë zjarrin flamurit të regjimit sionist. Protestuesit në Marok, të cilët ishin jashtëzakonisht të zemëruar nga veprimet e ulëta të përfaqësuesit të regjimit sionist, hodhën parulla për mbylljen e ambasadës së Tel Avivit në Rabat. Në raportin e sotëm të Al-Sharq Al-Awsat, thuhet gjithashtu se një diplomat i lartë i Ambasadës së Tel Avivit në Abu Dhabi është akuzuar se ka vjedhur një orë dhuratë të vlefshme prej 6 mijë dollarësh dërguar ambasadorit, duke e zëvendësuar atë me një orë e zakonshme!/ParsToday