Shtator 12, 2022 19:53 Europe/Tirane
  • Irani së shpejti do të prezantojë luftanije dhe nëndetëse të reja

Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit, Admiral Shahram Irani theksoi se sistemet e reja raketore, luftanijet dhe nëndetëset do të zbulohen dhe do t'i shtohen strukturës luftarake të kësaj force në të njëjtën kohë me Javën e Mbrojtjes së Shenjtë dhe Ditën e Marinës.

Përparimi i Marinës së Republikës Islamike të Iranit dhe i Ministrisë së Mbrojtjes të Armatosura në projektimin dhe ndërtimin e të gjitha llojeve të anijeve luftarake dhe fregatave ka qenë i rëndësishëm vitet e fundit. Duke iu referuar rolit të teknologjisë dhe dijes në 8 vitet e Mbrojtjes së Shenjtë, komandanti i Marinës iraniane, tha: "Gjatë periudhës së Mbrojtjes së Shenjtë u krye një operacion i suksesshëm dhe përdorimi i shkencës, njohurive dhe teknologjisë, duke u mbështetur në besim, që ndryshoi rrjedhën e luftës dhe menaxhimi i luftës u bë në nivelin më të lartë të mundshëm". Admiral Shahram Irani tha: "Sot, Forcat e Armatosura dhe Ushtria e Republikës Islamike të Iranit kanë një histori të suksesshme në të gjitha aspektet"./ParsToday