Shtator 15, 2022 11:35 Europe/Tirane
  • Nuk ka asnjë pengesë serioze në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha: "Nuk ka asnjë pengesë serioze për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore dhe çështjet e ngritura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike janë rezultat i dosjeve politike".

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në një intervistë për agjencinë e lajmeve të studentëve të Iranit (ISNA), hodhi poshtë disa komente se shpresa për rigjallërimin e marrëveshjes bërthamore është zbehur dhe deklaroi: "Republika Islamike e Iranit është e gatshme të hetojë në lidhje me çështjet që propozon Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe të ofrojë një bashkëpunim konstruktiv për të mbyllur këtë dosje dhe për të marrë garanci që këto çështje të mos shfaqen më si pengesë në procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: "Bashkëpunimi i Republikës Islamike të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka qenë gjithmonë një bashkëpunim pozitiv dhe largpamës, dhe Irani thekson ruajtjen e pozicionit të specializuar dhe profesional të Agjencisë si autoriteti kryesor që mbikëqyr aktivitetet bërthamore të vendeve". Kanani shtoi: "Deri më tani, Republika Islamike e Iranit ka bashkëpunuar në mënyrë dypalëshe me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe ka forcuar marrëdhëniet e saj që nga vitet e kaluara dhe në kuadër të marrëveshjes së vitit 2015, ka pasur bashkëpunim maksimal me agjencinë dhe rezultati i këtij bashkëpunimi ishte se pas nënshkrimit të marrëveshjes, ANEA në më shumë se 15 raporte që i ka paraqitur Bordit të Guvernatorëve ka konfirmuar natyrën paqësore të aktiviteteve bërthamore të Iranit"./ParsToday