Shtator 15, 2022 14:38 Europe/Tirane
  • Irani nënshkroi memorandumin e angazhimeve për t'u bashkuar me SCO

Irani përshëndeti nënshkrimin e një memorandumi angazhimesh për t'u bashkuar me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke hyrë kështu në një fazë të re ndërveprimi me këtë organizëm të madh e të fuqishëm rajonal.

Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian njoftoi të mërkurën nënshkrimin e dokumentit në një postim në Twitter. Kryediplomati iranian po shoqëron Presidentin iranian Ebrahim Raeisi në një vizitë në qytetin e Samarkandit në Uzbekistan, i cili është planifikuar të presë një samit të liderëve të anëtarëve të SCO. “Sonte, në qytetin historik të Samarkandit, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të SCO nënshkrova memorandumin e angazhimeve të anëtarësimit të përhershëm të Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait,”shkroi Amir-Abdollahian në Twitter. "Tani, ne kemi hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit të larmishëm ekonomik, tregtar, tranzit, energjetik etj. me shtetet anëtare të SCO," shtoi ministri i jashtëm iranian. Sekretari i Përgjithshëm i SCO-së Zhang Ming, e uroi Republikën Islamike të Iranit me rastin e anëtarësimit të përhershëm të Iranit dhe nënshkrimit të dokumentit, duke e quajtur atë një "zhvillim të rëndësishëm"./ParsToday