Shtator 16, 2022 13:37 Europe/Tirane
  • Irani nuk do të përkulet kurrë para shantazheve të SHBA-së

Presidenti iranian Ebrahim Raisi theksoi se Republika Islamike dhe kombi iranian nuk do t'i nënshtrohen kurrë hegjemonisë dhe shantazhit të Shteteve të Bashkuara dhe kurrë nuk do të dorëzohen para presioneve të Uashingtonit, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe ato evropiane kanë dështuar të respektojnë angazhimet e tyre sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Raisi i bëri deklaratat në një takim me homologun e tij kinez Xi Jinping në margjinat e takimit të 22-të të Këshillit të Kryetarëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në qytetin uzbek të Samarkandit. Ai kritikoi SHBA-në dhe Evropë për dështimin e tyre për të përmbushur detyrimet e tyre në marrëveshjen me Iranin, dhe për të hequr sanksionet kundër Teheranit, duke theksuar se, “Republika Islamike e Iranit nuk do të përkulet kurrë para shantazheve amerikane.” Presidenti iranian shtoi: “Irani, pavarësisht nga të gjitha armiqësitë, nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet dhe ka arritur të vazhdojë rrugën e tij të progresit dhe zhvillimit.” Ai vlerësoi gjithashtu qëndrimet konstruktive të Kinës në lidhje me anëtarësimin e plotë të Iranit në SCO dhe përshëndeti rolin e Pekinit në lehtësimin e pranimit të Teheranit në grupin e pesë ekonomive kryesore në zhvillim të njohur si BRICS - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Presidenti Raisi vlerësoi marrëveshjen gjithëpërfshirëse 25-vjeçare midis Iranit dhe Kinës si një shenjë e vullnetit të dy vendeve për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Nga ana e tij, Presidenti kinez Xi Jienping vlerësoi qëndrimet e pavarura të Republikës Islamike të Iranit për çështjet ndërkombëtare, duke deklaruar se marrëdhëniet Iran-Kinë janë marrëdhënie strategjike dhe do të vazhdojnë të zhvillohen pavarësisht nga çdo zhvillim ndërkombëtar. Presidenti kinez theksoi gjithashtu gatishmërinë e vendit të tij për të përdorur në mënyrë efektive mekanizmat ndërveprues dhe për të ndihmuar takimet dhe shkëmbimet e delegacioneve të rangut të lartë të të dy vendeve. Xi vuri në dukje rolin e rëndësishëm të Iranit në sferat rajonale dhe ndërkombëtare, duke thënë: “Kina mbështet anëtarësimin e plotë të Republikës Islamike të Iranit në klubin BRICS. Lideri kinez e ftoi zyrtarisht Presidentin Raisi për një vizitë në Kinë./ParsToday