Shtator 16, 2022 20:38 Europe/Tirane
  • Jemi krenarë që presim pelegrinët e Imam Huseinit (a.s)

Kreu i komunitetit sunit të Irakut tha se irakianët sot kanë treguar shembullin më të lartë të faljes dhe dinjitetit.

Nesër, e shtunë, 20 Safar 1444 hixhri (17 shtator 2022), në shkretëtirën e Qerbelasë do të mbahet ceremonia e Arbainit të Imam Huseinit (a.s.), imami i tretë të shi'itëve të botës dhe në këtë ditën, pelegrinët do të hyjnë në qytetin e Qerbelasë në jug të Irakut. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Khalid al-Mola, kreu i komunitetit sunit të Irakut, në përgjigje të pjesëmarrjes së miliona njerëzve në ceremoninë e Arbainit Huseinian, tha se çështja e Imam Huseinit (a.s.) u formua në bazë të emocioneve dhe ndjenjave të forta dhe çdo gjë që i takon Imam Huseinit (a.s.) shoqërohet me emocione të pakufishme. Ky dijetar i shquar sunit irakian tha se populli i Irakut këto ditë ka shfaqur shembullin më të lartë të shërbimit, faljes, dinjitetit dhe dashurisë për pelegrinët e Imam Huseinit (a.s.), dhe për këtë arsye të gjithë duhet ta vlerësojnë këtë shërbim vullnetar. Duke iu referuar mirënjohjes së Liderit Suprem të Revolucionit Islamik për popullin e Irakut, Khalid Al-Mola tha: "Këto vlerësime do të bëjnë që njerëzit të vazhdojnë të kryejnë rituale dhe adhurime të tilla"./ParsToday