Shtator 21, 2022 08:41 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi shpreson për formimin e një qeverie të fuqishme në Irak

Presidenti i Iranit të martën në takimin me kryeministrin e Irakut tha: Shpresojmë që mirëkuptimi mes palëve irakiane të çojë në formimin e një qeverie të fuqishme në këtë vend.

Sipas IRNA, Presidenti iranian Ebrahim Raisi, të martën pasdite, në ditën e dytë të udhëtimit të tij në Nju Jork, në hotelin ku po qëndron takoi kryeministrin irakian Mustafa Al-Kazemi, dhe duke shprehur mirënjohjen  dhe falenderimin e sinqertë të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik dhe të Qeverisë së Iranit për qeverinë dhe kombin irakian për pritjen e ceremonisë së Arbainit të këtij viti, deklaroi: Shpresojmë që procesi politik në Irak përmes mirëkuptimit dhe dialogut të çojë në formimin e një qeverie të fuqishme sa më shpejt që të jetë e mundur. Presidenti i Iranit vazhdoi duke vlerësuar përpjekjet e qeverisë irakiane dhe vetë kryeministrit për përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit, përfshirë Iranin dhe Arabinë Saudite, dhe deklaroi: Republika Islamike e Iranit mirëpret përmirësimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, por ne insistojmë që ky proces të vazhdojë sipas marrëveshjeve dhe mirëkuptimeve të bëra në bisedimet mes zyrtarëve të dy vendeve në Irak. Në këtë takim, kryeministri i Irakut Mustafa Al-Kazemi shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për vlerësimin e autoriteteve dhe popullit iranian për mikpritjen e popullit irakian gjatë ceremonisë së Arbainit Huseinian dhe tha: Populli i Irakut vetëm sa ka përmbushur detyrën e tij për t'u shërbyer vizitorëve të Prijësit të Dëshmorëve. Kryeministri i Irakut, duke prezantuar një raport për situatën e fundit politike të vendit të tij, vlerësoi vullnetin e mirë dhe përpjekjet e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit për të rritur bashkëpunimin me Irakun./ParsToday