Shtator 21, 2022 10:00 Europe/Tirane
  • Sulmi terrorist në Daraa të Sirisë la 9 të plagosur

6 civilë dhe tre forca të sigurisë së brendshme të Sirisë u plagosën në një sulm terrorist në periferi të qytetit Daraa.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, një zyrtar sirian në komandën e policisë në Daraa tha se sulmi ndodhi në një autobus që transportonte forca policore dhe një minibus që transportonte civilë në rajonin Al-Yadodah në periferi të qytetit Daraa. Sipas këtij raporti, mes të plagosurve shihen katër fëmijë. Ky zyrtar sirian shtoi se ky sulm terrorist ndodhi kur një autobus dhe një minibus me pasagjerë po kalonin nëpër qytetin Al-Yadodah në periferinë perëndimore të Daraa. Sipas raportimit të këtij zyrtari sirian, të gjithë të lënduarit janë transferuar në spitalet e qyteteve Daraa dhe Tafas. Provinca Daraa kufizohet me provincën e Rif Damaskut nga veriu, Jordania nga jugu, provinca Kuneitra nga perëndimi dhe provinca Suajda nga lindja. Vitet e fundit, Siria ka qenë dëshmitare e një lufte të ashpër civile dhe e pranisë së grupeve terroriste të mbështetura nga vendet perëndimore dhe arabe, e cila ka lënë qindra mijëra të vdekur dhe miliona njerëz të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit./ParsToday