Bagdadi në përpjekje për transferimin e negociatave midis Teheranit dhe Riadit
Ministri i punëve të jashtme të Irakut njoftoi se Bagdadi po përpiqet t'i transferojë bisedimet midis Teheranit dhe Riadit nga nivelet e sigurisë-inteligjencës, në nivelet politike.
Sipas faqes së internetit "Roudav", ministri i punëve të jashtme të Irakut, Fuad Husejn tha të martën se Iraku vazhdon përpjekjet e tij ndërmjetësuese për t'i afruar sa më shumë qëndrimet e Arabisë Saudite dhe Iranit.Duke iu referuar vazhdimit të ndërmjetësimeve irakiane mes dy vendeve, ai shtoi se të dyja palët kanë zhvilluar deri më tani pesë takime në Bagdad, të cilat kanë qenë në nivelet e inteligjencës dhe sigurisë. Tashmë dallimet e mendimeve janë në lidhje me nivelin e bisedime.Ministri i punëve të jashtme të Irakut shtoi: "Unë u takova me palën iraniane dhe saudite dhe ne po përpiqemi të ndryshojmë nivelin e sigurisë së negociatave në nivelin politik midis ministrave të jashtëm; por këto bisedime janë ende në vazhdim".Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, pati një takim dhe biseduar me homologun e tij irakian të shtunën e kaluar në margjinat e sesionit të 77-të të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.Fuad Husejn theksoi gatishmërinë për të pritur raundin e ri të bisedimeve midis Teheranit dhe Riadit në Bagdad dhe tha: "Ne i ftojmë të dy vendet t'i kthehen marrëdhënieve normale".Negociatat mes Iranit dhe Arabisë Saudite nisën në Irak disa muaj më parë, dhe duke përfshirë takimin e fundit që u mbajt të enjten e kaluar në Bagdad, të dyja palët kanë zhvilluar pesë raunde negociatash deri më tani.Irani ka deklaruar vazhdimisht gatishmërinë e tij për të vazhduar bisedimet me Arabinë Saudite dhe ka thënë se vazhdimi i tyre varet nga vullneti i palës tjetër.