Shtator 28, 2022 09:44 Europe/Tirane
  •  Qytetarët iranianë sërish dënojnë trazirat dhe aktet vandale

Iranianët kanë mbajtur mitingje në të gjithë vendin për të dënuar aktet e vandalizmit dhe përdhosjen e vlerave të shenjta islame nga vandalët e mbështetur nga fuqitë e huaja.

 Njerëzit edhe një herë dolën në rrugë në qytete të ndryshme, përfshirë qytetin e shenjtë Mashhad, të martën në përvjetorin e martirizimit të Imam Rezait (a.s), imamin e tetë i myslimanëve shi'itë, për të shprehur zemërimin e tyre mbi trazirat e orkestruara nga jashtë. Protestuesit bartnin pankarta dhe hidhnin slogane duke dënuar krimet e kryera nga vandalët, të cilët i vunë zjarrin Kuranit të Shenjtë, xhamive dhe flamujve kombëtarë dhe hoqën me forcë shamitë e grave në rrugë. Demonstruesit në Mashhad, qyteti ku ndodhet faltorja e shenjtë e Imam Rezait në provincën Khorasan Razavi, rinovuan besnikërinë e tyre ndaj idealeve të Republikës Islamike dhe ndaj Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei. Protestat kishin shpërthyer në disa qytete iraniane mbi vdekjen e Mahsa Amini, një grua e re iraniane që vdiq në spital disa ditë pasi u rrëzua në një stacion policie në kryeqytetin Teheran. Megjithë sqarimet e zyrtarëve iranianë për rrethanat e vdekjes së Mahsa Aminit, protestat shpejt u kthyen në trazira të dhunshme, me rebelët që sulmuan ambulancat, oficerët e policisë dhe vendet e shenjta islamike. Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha të shtunën se ata që kanë prishur sigurinë dhe paqen e vendit do të trajtohen "me vendosmëri".