Shtator 29, 2022 07:32 Europe/Tirane
  •  Shkatërrimi i një ekipi terrorist në veriperëndim të Iranit

Komandanti i rojes kufitare të policisë së Iranit njoftoi për shkatërrimin e një ekipi terrorist në veriperëndim të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, gjeneral brigade Ahmed Ali Gudarzi, komandanti i rojes kufitare të policisë së Iranit, deklaroi se çdo lëvizje në anën tjetër të kufirit po monitorohet dhe së fundmi një ekip terrorist u shkatërrua nga rojet kufitare në zonën Khodaafrin nga regjimenti kufitar në provincën e Azerbajxhanit Lindor.Gjeneral Guderzi vuri në dukje gjithashtu operacionet e suksesshme të rojeve të tjera kufitare në kufijtë e provincës së Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit dhe shtoi se rojet kufitare të Urumijes, duke kryer masa komplekse të inteligjencës dhe duke monitoruar pikat kufitare gjatë gjithë kohës, kanë arritur të zbulojnë me sukse 30 armë të ndryshme nga trafikantët dhe elementët e grupeve terroriste duke arrestuar disa persona.Komandanti i rojes kufitare policore të Iranit deklaroi se çdo trafik i paligjshëm dhe aksion i armatosur në kufijtë e vendit, do të trajtohet ashpër, duke shtuar se përgjigja e Iranit ndaj agresorëve do të jetë e ashpër dhe dërrmuese.Gjeneral Gudarzi gjithashtu theksoi se Republika Islamike e Iranit është një vend stabil dhe i fuqishëm dhe këshilloi vendet fqinje që të mos lejojnë elementët destruktiv të veprojnë kundër Iranit nga territori i tyre.