Zgjatja e armëpushimit në Jemen
Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit tha se zgjatja e armëpushimit pa marrë parasysh nevojat urgjente të qytetarëve jemenas do të thotë se Jemeni do të hyjë në fazën e vdekjes klinike.
Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka kryer agresion ushtarak kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Nxitja e luftës e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen ka çuar në vdekjen dhe plagosjen e qindra mijëra jemenasve dhe zhvendosjen e 4 milionë njerëzve. Sipas agjencisë së lajmeve (Saba); “Hisham Sharaf”, ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, në një takim me “Hans Grundberg”, të dërguarin special të OKB-së për çështjet e Jemenit tha: Qëndrimi i Këshillit të Lartë Politik të këtij vendi lidhur me armëpushimin ka paqartësi dhe ajo që dëshiron Sana'a nuk mund të konsiderohet si parakusht, por vetëm si kërkesë humanitare. Sharaf tha se nëse pala tjetër tregon seriozitet në përfundimin e luftës dhe anulimin e bllokadës gjithëpërfshirëse, këto kërkesa nuk duhet të jenë pikë mosmarrëveshjeje apo negocimi. Armëpushimi është një mundësi reale për negociata për të zgjidhur problemet e qytetarëve jemenas. Hisham gjithashtu tha se zgjatja e armëpushimit pa marrë parasysh dimensionet dhe nevojat urgjente të qytetarëve jemenas do të thotë se për shkak të përpjekjeve të palës tjetër për të injoruar armëpushimin dhe për të krijuar një situatë "pa luftë, pa paqe", Jemeni do të hyjë në fazën e vdekje klinike.