Presidenti Raisi: Armiqtë dështuan në komplotin e tyre për të izoluar Iranin
Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi theksoi se armiqtë nuk kanë arritur të realizojnë komplotin e tyre të fundit që synon të bllokojë përparimin e Iranit.
Duke folur në një takim të dielën, Raisi vuri në dukje zhurmën e fundit të medias perëndimore kundër Republikës Islamike, duke thënë se "vdekja e zonjës Mahsa Amini po hetohet tërësisht" nga organet shtetërore përkatëse. “Armiku po përpiqet me masa të gjera mediatike të devijojë opinionin publik. Ne shohim që një grup vajzash afgane vriten në një institucion arsimor nga terroristët që kanë mbështetjen e SHBA-së, por nuk ka asnjë reagim nga ata që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut”, tha Presidenti Raisi duke shtuar: “Në këto kushte, a duket i pranueshëm pretendimi i Perëndimit se është i shqetësuar për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave? Sipas OKB-së, të paktën 35 vajza u vranë dhe 82 u plagosën në sulmin që ndodhi të premten në qendrën arsimore Kaaj në lagjen Dasht-e-Barchi të kryeqytetit afgan, Kabul. Presidenti iranian tha se armiqtë e Iranit kanë komplotuar më kot për të parandaluar përparimin e vendit. “Në një kohë që Republika Islamike po përballon problemet ekonomike dhe është më aktive në rajon dhe në botë, armiqtë hynë në arenën e përpjekjeve për të izoluar vendin, por ata dështuan në këtë komplot”, tha Raisi.