Operacioni i forcave palestineze të rezistencës kundër ushtarëve sionistë në Xhenin
Burime mediatike palestineze raportuan për sulmin e forcave të rezistencës ndaj ushtarëve të regjimit sionist në qytetin Xhenin.
Batalioni Saraja Al-Kuds, dega ushtarake e Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, njoftoi të dielën se një grup forcash të këtij batalioni duke kryer një operacion kanë vënë në shënjestër ushtarët sionistë të vendosur në rajonin Tarsala në jug të Xheninit. Mediat e regjimit sionist raportuan gjithashtu se në sulmin e palestinezëve ndaj ushtarëve të regjimit pushtues në afërsi të qytetit Itmar në Nablus, një ushtar izraelit është plagosur. Këto media raportuan për sulmin ndaj ushtarëve të regjimit sionist në tre zona pranë Nablusit mbrëmjen e së dielës. Në një nga këto sulme, makina e Yossi Daghan, kreut të Këshillit të Vendbanimeve Sioniste në Bregun Perëndimor, u vu në shënjestër dhe në këtë sulm u plagos një ushtar sionist.