Tetor 06, 2022 07:39 Europe/Tirane
  • Deklaratat e Truss  janë vazhdimësi e krimit të deklaratës së Balfour

Një nga drejtuesit e lëvizjes së rezistencës islamike palestineze “Hamas” ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres britanike në mbështetje të sionizmit dhe e cilësoi atë si vazhdimësi të krimit të deklaratës së Balfourit.

Liz Truss, e cila filloi punën si kryeministre e Anglisë rreth një muaj më parë, në një fjalim para grupit të quajtur “Miqtë Konservatorë të Izraelit”, i cili është një grup parlamentar i mbështetësve të regjimit sionist në Partinë Konservatore Britanike, theksoi: Unë jam një sioniste e fortë! Dhe unë mbështes Izraelin”.Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Sami Abu Zahari një nga liderët e lëvizjes Hamas deklaroi: "Deklaratat e Liz Truss për mbështetjen e sionizmit do të thotë qëndrim në linjë me regjimin sionist dhe agresion kundër kombit palestinez".Ebu Zahari shtoi: "Deklarata të tilla janë vazhdimësi e krimit britanik kundër çështjes sonë kombëtare, i cili filloi 100 vjet më parë me deklaratën e Balfour".

Lideri i lëvizjes Hamas gjithashtu deklaroi: “Ka njerëz të tillë që mbulojnë vrasjen e fëmijëve të pafajshëm dhe ky është turp për njerëzimin”.Vlen të përmendet se deklarata e Balfour është një deklaratë historike e lëshuar nga qeveria britanike në vitin 1917 gjatë Luftës së Parë Botërore për të deklaruar mbështetjen e saj për krijimin e një "shtëpie kombëtare për popullin hebre" në Palestinë. Në atë kohë, Palestina ishte nën kontrollin e Perandorisë Osmane dhe një pakicë e vogël hebrenjsh jetonte atje. Kjo deklaratë u dërgua në formën e një letre të datës 2 nëntor 1917 nga Arthur James Balfour (ministri i jashtëm britanik) drejtuar Lord Rothschild (një nga udhëheqësit e komunitetit hebre britanik) dhe dërguar Federatës Sioniste në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. .