Kanani reagon ndaj rezolutës së Parlamentit Europian
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit e quajti të papranuar dhe të pavlerë rezolutën ndërhyrëse të Parlamentit Evropian ndaj Iranit dhe theksoi: "Do të japim një përgjigje reciproke dhe adekuate".
Parlamenti Evropian duke publikuar një rezolutë ndërhyrëse, ka kërkuar që të hetohet çështja e vdekjes së të ndjerës Mahsa Amini.
Kjo rezolutë publikohet në një situatë ku mediat e lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane kanë publikuar raporte joreale për trazirat e fundit në Iran.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Nasser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit sot (e premte) në reagim ndaj rezolutës ndërhyrëse të Parlamentit Evropian, deklaroi se kjo rezolutë përmban paragjykime të njëanshme dhe të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit dhe si e tillë është e papranueshme thelbësisht dhe e pavlerë. Kanani shtoi: “Kjo rezolutë pavarësishtë pretendimeve që parashtron, kritikon kundërmasat e nevojshme ndaj veprimeve të dhunshme të organizuara dhe sulmeve ndaj pronës publike dhe jetës dhe pronës së qytetarëve me pretekste të rremë dhe të pavërteta, ndërkohë që projektuesit dhe nxitësit e trazirave, kryesisht nga vendet evropiane organizojnë veprimet e tyre armiqësore kundër Republikës Islamike të Iranit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu tha: "Parlamenti Evropian me nxjerrjen e kësaj rezolute ka treguar se vazhdon sjelljen e tij selektive ndaj kombit të madh të Iranit, sepse nuk është parë kurrë që ky Parlament, pavarësisht pretendimeve të tij ambicioze, të ketë miratuar një rezolutë për të drejtat e njeriut kundër sanksioneve dhe presioni maksimal kundër popullit të Iranit!".
Kanani shtoi: "Rasti i vdekjes së zonjës Mahsa Amini, i cili po hetohet në bazë të kërkesave të brendshme ligjore dhe mendimit të autoriteteve më të larta të vendit dhe jo dëshirave të të tjerëve, sipas asaj që dimë nga Parlamenti Europian, është vetëm një justifikimi për vazhdimin e armiqësisë së elementeve ekstremistë të këtij Parlamenti ndaj Republikës Islamike të Iranit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: "Republika Islamike e Iranit është e gatshme për bashkëpunim dypalësh me të gjitha palët në bazë të respektit dhe interesave të ndërsjellë, por me vendosmëri ka qëndruar kundër çdo përpjekjeje për të ushtruar presion ose për të përdorur masa kufizuese kundër populli iranian dhe vazhdimisht reagon në përputhje me rrethanat"./