Tetor 10, 2022 08:58 Europe/Tirane
  •  Mjekësia Ligjore e Iranit deklaron shkakun e vdekjes së Mahsa Amini

Instituti i Mjekësisë Ligjore të Iranit me anë të një komunikate, ka bërë të ditur se shkaku i vdekjes së Mahsa Amini ka qenë hipoksia e trurit (mungesa e oksigjenit në tru).

Trazirat e fundit në Iran me pretekstin e vdekjes së Mahsa Aminit janë bërë shkak që armiqtë e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ta përdorin rastin e vdekjes së kësaj vajze si një mundësi për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit dhe për të nxitur më shumë trazira dhe për ta priishur sigurinë dhe stabilitetin në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Instituti i Mjekësisë Ligjore të Iranit sot (e premte) duke publikuar një deklaratë në lidhje me shkaqet e vdekjes së të ndjerës Mahsa Amini, ka deklaruar: "Në bazë të të dhënave mjekësore të spitalit, në bazë të analizave mbi skanimin CT të trurit dhe të mushkërive, si dhe në bazë të rezultateve të ekzaminimit fizik të trupit dhe autopsisë dhe të analizave patologjike, vdekja e të ndjerës Mahsa Amini nuk është shkaktuar nga goditja në kokë apo në organet dhe elementet vitale të trupit".

Në vazhdim të kësaj deklarate, theksohet: "Operacioni i reanimacionit i kryer nga ekipi i urgjencës dhe mbështetja respiratore e kryer nga anëtarët e ekipit të urgjencës nuk ka dhënë rezultate dhe pavarësisht transferimit të Mahsa Aminit në spital dhe përpjekjeve të stafit mjekësor të Spitalit Kesra, pacienti vdiq për shkak të dështimit të shumëfishtë të organeve (M.O.F.) i shkaktuar nga hipoksia e trurit më 16 shtator".