Tetor 10, 2022 11:11 Europe/Tirane
  • Armiqtë e shohin Iranin e bashkuar dhe të fuqishëm si kërcënim

Krerët e tre organeve të pushtetit në Iran thanë të shtunën se armiqtë e Republikës Islamike të Iranit e konsiderojnë Iranin e bashkuar dhe të fuqishëm si një kërcënim për interesat e tyre.

Presidenti Ebrahim Raisi, shefi i Gjyqësorit Gholam Hossein Mohseni Ezhei dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf të shtunën në mbrëmje zhvilluan një takim në pallatin presidencial. Duke e quajtur qetësinë e vendit thelbësore për aktivitetet ekonomike dhe të biznesit të njerëzve, ata theksuan se shoqëria iraniane tani ka nevojë për unitet të të gjitha shtresave, pavarësisht gjuhës, fesë dhe përkatësisë etnike për të neutralizuar armiqësitë dhe komplotet kundër Iranit, dhe të gjitha organet e vendit duhet të përpiqen për arritjen e këtij qëllimi. Duke vlerësuar popullin iranian për kontributin në përpjekjet për të neutralizuar komplotet që synojnë krijimin e krizave në vend, ata vunë në dukje se armiqtë e Republikës Islamike të Iranit e konsiderojnë Iranin e bashkuar dhe të fuqishëm si një kërcënim për interesat e tyre. Duke falënderuar mbrojtësit e sigurisë për shërbimet dhe përpjekjet e tyre në ditët dhe javët e fundit, krerët e tre organeve të pushtetit në Iran theksuan sigurinë dhe qetësinë në vend si themel i çdo lloj aktiviteti zhvillimor dhe ekonomik, si dhe të biznesit të popullit. Irani ka fajësuar elementët e huaj për nxitjen e trazirave të fundit që kanë rezultuar në një numër viktimash dhe akte vandalizimi ndaj pronave publike e private në disa qytete.