Tetor 10, 2022 11:12 Europe/Tirane
  •  Fillimi i Javës së Unitetit

Nesër (e dielë), dymbëdhjetë Rabi al-Aval, i vitit 1444 hixhri kameri, që përkon me 9 tetor 2022, sipas një transmetimi, është përvjetori i lindjes së Hazretit Muhamed Mustafa (s.a.v.s.), Profetit të Shenjtë të Islamit dhe kjo ditë shënon fillimin e Javës së Unitetit.

Imam Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i cili ishte predikues i unitetit në botën islame, e përdori këtë çështje për të bashkuar grupet islame, duke e quajtur distancën midis dy datave (12-17 Rabi al-Aval) "Java e Unitetit". Kjo javë është një mundësi e mirë për të shqyrtuar më me kujdes nevojën për unitet dhe solidaritet në botën islamike, veçanërisht në këtë kohë trazirash. Në fillim të Javës së Unitetit, e cila është zbukuruar me lindjen e Profetit të Shenjtë të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të), Radio-Televizioni i Republikës Islamike të Iranit i uron të gjithë myslimanët në të gjithë botën për këtë përvjetor të bekuar.