Tetor 10, 2022 11:13 Europe/Tirane
  •  Irani shpallet kampion në taekwondo me 20 medalje shumëngjyrëshe

Garat ndërkombëtare të Libanit përfunduan me fitimin e 20 medaljeve shumëngjyrëshe dhe titullin kampion të sportistëve iranianë në taekwondo, kampion që u mbajt në sallën “Nofal Nohad” të Bejrutit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, ky raund i garave u mbajt të shtunën në sallën “Nofal Nohad” të qytetit të Bejrutit me praninë e 161 taekwondoistëve në grupmoshën e të rriturve në 2 divizione, femra dhe meshkuj. Kombëtarja iraniane në taekwondo me praninë e 21 taekwondosve fitoi 12 medalje ari, 6 argjendi dhe 2 bronzi dhe mori titullin e vyer të kampionit në këtë turne.