Uniteti; Fokusi i takimit të dijetarëve dhe klerikëve shiitë dhe sunitë
Dijetarët shiitë dhe sunitë të provincës Sistan dhe Baluchistan të Iranit, duke dënuar trazirat e fundit, theksuan ruajtjen e unitetit dhe vigjilencës kundër komplotit të armikut.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, imamët e xhumasë të qyteteve të provincës Sistan dhe Baluchistan të Iranit, në këtë takim e konsideruan të domosdoshëm vigjilencën, unitetin dhe mprehtësinë e veprimit ndaj komploteve të armiqve. Gjithashtu, studiues, klerik dhe pleq të provincës Sistan dhe Baluchistan të Iranit bënë thirrje për vigjilencë të plotë të popullit dhe zyrtarëve kundër komploteve të armiqve për të krijuar paqe dhe siguri në provincë. Një grup studiuesish, besimtarësh dhe krerësh dhe banorë të shtresave të ndryshme të popullit të provincës Sistan dhe Baluchistan të Iranit, pasi nderuan kujtimin e dëshmorëve të sigurisë, dënuan veprimet e rebelëve, Ata edhe një herë shprehën besnikërinë me idealet e sistemit të shenjtë dhe themeluesin e saj Imam Khomeini (RA) dhe Udhëheqësin Suprem të Revolucionit Islamik. Trazirat e fundit në Iran me pretekstin e vdekjes së Mahsa Aminit bënë që armiqtë e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ta përdorin atë si një mundësi për të ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit dhe për të nxitur më shumë trazira. Në trazirat e fundit, liderët politikë të Amerikës dhe të Evropës, mediat e tyre si dhe mediat persiane të mbështetura nga perëndimi, keqpërdorën këtë incident tragjik i cili po hetohet dhe mbështetën ngatërrestarët dhe prishësit e sigurisë me gjoja parullën e mbështetjes së të drejtave të popullit iranian. Ndërkohë miliona njerëz të kombit iranian dolën në rrugët dhe sheshet e vendit në mbështetje të sistemit dhe vendit të tyre dhe kundërshtuan fuqishëm kaosin.