Tetor 10, 2022 11:17 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist duhet t'i japë fund luftës së gjithanshme kundër popullit palestinez

Shefi i Autoritetit Autonom të Palestinës ka deklaruar se populli palestinez po përballet me një luftë të gjithanshme që nuk ka të ndalur, as për një moment për shkak të sulmeve të përditshme të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Nabil Aburudejnah, zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës, të dielën deklaroi se regjimi sionist mendon se vrasja dhe plagosja e dhjetëra palestinezëve dhe shkatërrimi i dhjetëra shtëpive, së bashku me krimet e vazhdueshme të kolonëve sionistë, do të sjellin siguri dhe stabilitet për Izraelin, por ai duhet ta dijë se po jeton në një iluzion të thellë.Aburudejnah tha: "Regjimi sionist duhet ta dijë se kombi ynë i pathyeshëm, nuk heq dorë nga të drejtat dhe idealet e tij dhe mbron tokën dhe vendet e tij të shenjta".Zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës paralajmëroi për vazhdimin e krimeve izraelite dhe tha: "Vazhdimi i këtyre krimeve është arsyeja e fundit për plotësimin e zbatimit të vendimeve të Këshillit Qendror jo vetëm në Gjykatën Penale Ndërkombëtare por edhe në të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare. Vazhdimi i tensioneve në këtë mënyrë do ta çojë situatën në një shpërthim gjithëpërfshirës dhe deri në një pikë pa kthim, pasojat e së cilës do të jenë shkatërruese për të gjithë".Aburodejnah tha: "Kombi palestinez po përballet me një luftë gjithëpërfshirëse për shkak të sulmeve të përditshme të regjimit sionist, të cilat nuk janë ndalur as për një moment. Ne i kërkojmë qeverisë amerikane të ushtrojë presion serioz mbi regjimin sionist për të ndalur këtë luftë gjithëpërfshirëse".