Forcat sioniste mbajnë nën rrethim kampin Shuafat dhe qytezën Anata
Pas operacionit me armë zjarri në Kodsin e pushtuar që çoi në vrasjen e një ushtareje sioniste, ushtria sioniste vazhdon të mbajë nën rrethim kampin Shuafat dhe qytezën Anata për të dytën ditë radhazi.
Një grua 56-vjeçare palestineze me emrin Zejneb Al-Sanae u plagos të dielën mbrëma në qytezën Al-Laqija në rajonin e Naghab dhe vdiq pasi u dërgua në spital.Sipas faqes së internetit Shahab News, përveç rrethimit të kampit Shuafat dhe qytezës Anata, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kufizuar në mënyrë të ashpër qarkullimin e palestinezëve në këto zona të Kodsit të pushtuar, si dhe ka bllokuar edhe postbllokun e Kalandias dhe nuk i lejon palestinezët të kalojnë në këtë zonë.Nga ana tjetër, shkollat palestineze në kampin Shuafat dhe qytezën Anata janë detyruar të mbyllen pas masave të rrepta të sigurisë që janë vendosur zbatim nga forcat sioniste pas sulmit të armatosur në Kods.Burime palestineze njoftuan bllokimin e dy hyrjeve kryesore të kampit Shuafat dhe qytezës Anata duke publikuar foto dhe njoftuan për vendosjen e gjerë të ushtarëve sionistë në këto zona.
Duhet theksuar se kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta dhe luftëtarët palestinezë po përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për pushtuesit sionistët.