Tetor 12, 2022 09:44 Europe/Tirane
  •  Hezbollahu i imponoi Izraelit balancën e fuqisë

Një politikan i lartë libanez tha se kërkesat e vendit të tij janë përmbushur gjatë negociatave indirekte për një marrëveshje mbi demarkacionin e kufirit detar me Izraelin, duke theksuar se në këtë rast lëvizja e rezistencës Hezbollah imponoi balancën e fuqisë mbi regjimin e Tel Avivit.

“Hezbollahu imponoi balancën e fuqisë dhe Libani mundi të merrte të drejtat e tij gjatë bisedimeve për demarkacionin e kufirit detar me Izraelin. Tani, ka mbetur vetëm një hap”, tha kreu i Lëvizjes së Lirë Patriotike, Gebran Bassil, për stacionin televiziv privat LBCI të Libanit. Ai tha se preokupimi i Izraelit me zgjedhjet e ardhshme legjislative, të planifikuara për t'u mbajtur më 1 nëntor, vonoi finalizimin e marrëveshjes, duke shtuar se askush nuk mund të pohojë se puna është kryer nëse nuk arrihet një marrëveshje. Politikani i shquar i krishterë tha se ai kishte deklaruar më herët se gazi natyror duhet të nxirret si nga fusha e gazit Karish në Detin Mesdhe dhe nga fusha e gazit Kana. Asnjëra nuk do të nxirrte gaz pa tjetrën, deklaroi ai. “Ishte fronti i rezistencës ai që hartoi dhe imponoi balancën e fuqisë ndaj Izraelt. Kjo tregon qartë se sa i dobishëm është Hezbollahu për Libanin. A nuk duhet ta shfrytëzojmë një kapacitet të tillë?” tha Basil.