Tetor 17, 2022 07:27 Europe/Tirane
  • Presidenti Raisi uroi vendet myslimane për përvjetorin e lindjes së Profetit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka uruar liderët dhe njerëzit e vendeve islame me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit të Shenjtë të Islamit, Hazretit Muhamed Mustafa (a.s.).

Sot (e premte), 17 Rabi El-Evel, 1444 hixhri, që përkon me 14 tetor 2022, është përvjetori i lindjes së Hazretit Muhamed Mustafa (savs), profeti i dashur i Islamit dhe ditëlindja e bekuar e yllit të 6-të të ndritshëm të Imamatit Imam Xhafer Sadikut (a.s.). Me këtë rast, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, të premten në një mesazh drejtuar liderëve dhe njerëzve të vendeve islame, duke uruar përvjetorin e lindjes së Profetit të Shenjtë të Islamit, deklaroi:  Jeta e Profetit të madh (savs), është shembulli më i lartë i përsosmërisë dhe mishërimi më shembullor i moralit dhe cilësive të vlefshme njerëzore. Ai është si një dritë që ndriçon dhe udhëheq rrugën e trazuar të njerëzimit në botën aktuale. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu shpresën se duke u mbështetur në jetën e çmuar të Profetit të Shenjtë (savs) dhe duke u mbështetur në vendosmërinë, vullnetin dhe besimin e përbashkët të të gjithë myslimanëve të botës, të shohim më shumë unitet dhe solidaritet në mesin e ummetit islam dhe ngritjen sa më lart të Islamit në të gjithë botën.