Tetor 17, 2022 07:28 Europe/Tirane
  • Deklaratat e presidentit të Francës inkurajojnë dhunën dhe shkeljen e ligjit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se deklaratat ndërhyrëse të presidentit të Francës në lidhje me zhvillimet e fundit të Iranit janë akuzime politike, ndërhyrëse dhe inkurajojnë dhunën dhe shkeljen e ligjit dhe si të tilla janë të dënuara.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e premte ka reaguar ndaj deklaratave të ditës së kaluar të presidentit të Francës në lidhje me zhvillimet e fundit në Iran dhe duke thënë se në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit është garantuar e drejta e protestave paqësore, deklaroi: “Është për t’u çuditur se presidenti dhe disa funksionarë të qeverisë së Francës në lidhje me zhvillimet e fundit në Iran kanë dënuar veprimet e forcave mbrojtëse dhe të rendit dhe sigurisë ndaj elementëve të dhunshëm dhe autorëve të trazirave si dhe po i bëjnë thirrje qeverisë së Iranit të shmanget nga dhuna dhe t’i respektojë të drejtat e autorëve të trazirave, mirëpo njëkohësisht me këtë në reagim ndaj grevave të punëtorëve në sektorin e naftës dhe gazit dhe ndaj grevave të punëtorëve të rafinerive të Francës, autoritetet e këtij vendi duke përfshirë edhe zëdhënësin e qeverisë së Francës, po i kërcënojnë punëtorët që në rast se nuk i japin fund grevave të tyre, duke përdorur forcën do t’i japin fund këtyre grevave!”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: “Kjo është një hipokrizi e hapur e cila edhe njëherë vërteton se të drejtat e njeriut në fjalorin e shumë qeverive të shteteve perëndimore, janë vetëm një mjet që përdoret për arritjen e qëllimeve të tyre politike dhe ndërhyrëse në çështjet e brendshme të vendeve të tjera”.