Tetor 17, 2022 07:30 Europe/Tirane
  •  Al-Sudani zyrtarisht merr detyrën për formimin e qeverisë së Irakut

Abdulatif Rashid, presidenti i Irakut, ka emëruar Muhamed Shija’e Al-Sudani për postin e kryeministrit dhe formimin e kabinetit të ri qeveritar të Irakut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një vit pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të Irakut dhe pavarësisht të gjitha tensioneve të gjata mes partive kryesore kurde, sot të enjten më në fund është zhvilluar procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Irakut.

Kjo seancë e Parlamentit të Irakut u zhvillua me pjesëmarrjen e 269 deputetëve nga gjithsej 329 deputetë. Mirëpo në kohën e numërimit të votave, numri i deputetëve pjesëmarrës u deklarua 277. Pas numërimit të të gjitha votave në raundin e dytë të votimit në Parlamentin e Irakut, Abdulatif Rashid fitoi 162 vota përball Barham Saleh i cili fitoi 99 vota dhe kështu zyrtarisht u zgjodh president i shtetit të Irakut.

Gazeta irakiane “Al-Sabah” sot ka shkruar se Abdulativ Rashid, presidenti i ri i Irakut, disa çaste më parë ka emëruar Muhamed Shija’e Al-Sudani në detyrën e kryeministrit për ta formuar kabinetin e ri qeveritar të Irakut.

Al-Sudani pasi ka marrë detyrën për formimin e kabinetit të ri të qeverisë irakiane, ka deklaruar se sa më shpejtë që është e mundur do ta formojë qeverinë e këtij vendi.