Tetor 17, 2022 08:58 Europe/Tirane
  •  Raisi: Identiteti kulturor është burim i fuqisë të kombit iranian

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e konsideroi identitetin kulturor si burimin kryesor të fuqisë së kombit iranian.

Konferenca kombëtare për logjikën e rindërtimit revolucionar të strukturës kulturore të Iranit u mbajt sot (e shtunë) në qendër të konferencave ndërkombëtare të Radio Televizionit të Republikës Islamike të Iranit.

Presidenti iranian Sejed EBrahim Raisi tha: "Sulmet kulturore nuk i përkasin vetëm të tashme, por ato kanë ekzistuar gjithmonë sepse ky identitet është burim i fuqisë së kombit iranian".

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit,  në konferencën kombëtare "Logjika e rindërtimit revolucionar të strukturës kulturore të Iranit", deklaroi: "Ne jemi gjithmonë të kërcënuar nga sulmet kulturore të huaja ndaj kulturës së pasur të Irani dhe ndaj zemrave të pastra të të rinjve iranianë dhe ndaj identitetit të tyre islamik dhe iranian".

Sejed Ebrahim Raisi e konsideroi identitetin kulturor burim të fuqisë së kombit iranian dhe shtoi: "Revolucioni Islamik është revolucion kulturor për nga natyra dhe Republika Islamike ka një kulturë në vetvete dhe sjell zhvillim dhe përparim kulturor".

Presidenti iranian theksoi: "Në këtë stuhi të luftës kibernetike, një vend që ka themele të pasura dhe të forta kulturore nuk do të lëkundet kurrë nga stuhi të tilla. Nëse themelet janë të forta dhe të mbrojtura, nuk duhet shqetësuar nga zhvillimi i elektronikës sepse çdo ditë shfaqet një fenomen i ri, por shqetësimi është kur kërcënohet identiteti kombëtar".