Industria elektronike e Iranit është në nivel të lartë
Ministri i Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, gjatë një vizite në industritë e prodhimit të pjesëve komponente të kompanisë Iran Electronics, theksoi: "Industritë e mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit duke përfshirë industrinë e rëndësishme dhe të komplikuar elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes, janë në nivel të industrive botërore".
Ministri i Mbrojtjes dhe Mbështetjes Logjistike të Forcave të Armatosura të Iranit sot zhvilloi një vizitë në kompleksin e industrive për prodhimin e pjesëve elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pa nga afër reparte të ndryshme të kësaj industrie si dhe linjën e prodhimit të sistemeve të kontrollit elektronik të makinave "ECU".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral brigade Muhamedreza Ashtjani, ministri i mbrojtjes së Iranit, sot (e shtunë) gjatë vizitës në Organizatën e Industrive të Komponentëve Elektronikë të Iranit, ka përgëzuar ekspertët e industrisë së mbrojtjes në kompleksin e industrive elektronike të Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit dhe deklaroi: "Ministria e Mbrojtjes dhe Mbështetjes Logjistike të Forcave të Armatosura ka shënuar progres të madh me shpejtësi në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit".
Ministri i Mbrojtjes së Iranit shtoi: "Sot, pozita e Ministrisë së Mbrojtjes dhe roli i Forcave të Armatosura në identifikimin, monitorimin, përballjen dhe reagimin në kohë dhe efektiv ndaj kërcënimeve të ndryshme janë në nivel të lartë dhe kjo është për shkak të punës së palodhshme dhe përpjekjeve të sinqerta të ekspertëve të mbrojtjes së vendit".
Gjeneral brigade Ashtiani tha gjithashtu se transferimi i njohurive dhe transferimi i teknologjive të mbrojtjes në industritë e vendit është një nga prioritetet e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes, duke marrë parasysh të gjitha konsideratat e sektorit publik dhe privat.
Ministri i mbrojtjes duke vë në dukje sanksionet mizore të vendosura ndaj Republikës Islamike të Iranit, theksoi: "Me planifikimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, u formua lëvizja e prodhimit të komponentëve në forcat e armatosura dhe sot Ministria e Mbrojtjes prodhon mijëra komponentë të kërkuar nga industri të ndryshme të vendit, duke përfshirë transportin tokësor, detar dhe ajror, industritë e naftës, petrokimisë dhe rafineritë, në sektorin e mjekësisë dhe farmacisë".