Tetor 17, 2022 09:36 Europe/Tirane
  • Peshëngritësit e Iranit u renditën të tretët në kampionatin e Azisë

Kombëtarja e Iranit për meshkuj në peshëngritje fitoi 631 pikë dhe doli e treta në kampionatin aziatik.

Sipas IRNA; Skuadra e peshëngritjes së Iranit, e cila u dërgua në kampionatin aziatik me përbërje të plotë (10 peshëngritës), në fund u rendit e treta në kampionatin aziatik me 631 pikë.  Irani kishte dërguar 10 sportistë në 6 kategori në kampionatin aziatik, i cili rezultoi me 16 medalje shumëngjyrëshe në kategorinë e meshkujve. Gjithashtu, 7 peshëngritëse të dërguara nga Irani në kampionatin aziatik fituan tre medalje të arta. Ekipi i Iranit për femra u rendit për herë të parë në vendin e katërt në kampionatin aziatik me 436 pikë. Kampionati aziatik, i cili filloi më 6 tetor në Manama, kryeqyteti i Bahrejnit, përfundoi të dielën në mbrëmje me prezantimin e fituesve më të mirë të kategorisë 109 kg.