Tetor 19, 2022 10:02 Europe/Tirane
  •  Irani hedh poshtë akuzat se i ka dhënë dronë Rusisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit mohoi disa pretendime të bëra në lidhje me dërgimin e armëve, përfshirë dronët ushtarakë, nga Irani në Rusi për përdorim në luftën e Ukrainës.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, në përgjigje të disa pretendimeve të bëra në lidhje me dërgimin e armëve, përfshirë dronët ushtarakë, nga Republika Islamike e Iranit për përdorim në luftën në Ukrainë, i mohoi këto pretendime. A i konsideroi pretendimet si krejtësisht të pabaza dhe të mbështetura në informacione të rreme dhe supozime të njëanshme si pjesë e planit të krijimit të një klime të tensionuar politike të nxitur nga organizatat mediatike të disa vendeve kundër Republikës Islamike të Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shprehu gatishmërinë e Teheranit për dialog dhe negocim me Ukrainën në mënyrë që të zgjidhen akuzat e pabaza. Edhe Rusia ka hedhur poshtë akuzat në lidhje me përdorimin e dronëve iranianë në fushatën ushtarake të saj në Ukrainë, duke thënë se Rusia po përdor më tepër dronë të prodhuar në vend. I pyetur të martën nëse Rusia kishte përdorur apo blerë dronë iranianë, zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha se pajisja që po përdoret në luftë është ruse. “Jo, ne nuk kemi një informacion të tillë. Pajisja që përdoret është ruse. Ju e dini këtë. Ka emra rusë. Ju mund t'i drejtoni të gjitha pyetjet e tjera Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Peskov. Departamenti Amerikan i Shtetit ka pretenduar se dronët iranianë janë përdorur në një sulm të mëngjesit të së hënës në kryeqytetin ukrainas Kiev.