Tetor 23, 2022 08:28 Europe/Tirane
  • Shitja e portit të Jemenit nga mercenari i Emirateve Arabisë Saudite

Kreu i komitetit të provincës Al-Mahrah dhe ish-zëvendës guvernatori në këtë krahinë kritikoi ashpër plaçkitjen e mercenarëve emiratas dhe sauditë në këtë vend.

Sipas faqes së lajmeve Ansarullah të Jemenit, "Ali Salem Al-Harizi" të shtunën njoftoi se një nga udhëheqësit e organizatës së njohur si "Al-Majlis Al-Janoubi" (Këshilli Kalimtar i Jugut), i cili është i lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe, do të transferojë adminsitratën e portit "Qashen" që ndodhet në Al-Mahrah tek Arabia Saudite. Al-Harizi ka thënë se ky lider ka nënshkruar kontratën për shitjen e këtij porti dhe ka theksuar se banorët e Al-Mahrah nuk do ta lënë pas dore tokën e tyre dhe do ta mbrojnë atë. Al-Harizi deklaroi se lufta e njerëzve të Al-Mahrah ka bërë që pushtuesit të tërheqin 90% të forcave të tyre nga kjo krahinë, duke theksuar se banorët e Al-Mahrah së shpejti do të marrin nën kontroll burimet e tyre tokësore dhe detare. Pak kohë më parë, ushtarët amerikanë dhe britanikë hynë në këtë krahinë për të plaçkitur burimet e Al-Mahrah. Një grup ushtarësh amerikanë gjithashtu kanë hyrë së fundmi në aeroportin "Al-Ghaizah" në Al-Mahrah. Ky aeroport është një bazë ushtarake që forcat britanike dhe sioniste e ndërtuan ilegalisht në vitin 2017. Më herët, "Abd al-Aziz bin Habtoor", Kryeministri i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, tha se vizita e ambasadorit amerikan në provincat Al-Mahrah dhe Hadramaut është në kontekstin e përpjekjes së Uashingtonit për të dominuar puset e naftës dhe portet./ParsToday